Qeveria Amerikane dhuroi pajisje TI për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.
Në AKMRrSB u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria Amerikane, përmes programit për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurisë së Ndërlidhur Kufitare - EXBS.
Me këtë rast zv. Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë znj. Besa Curri-Limani falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ne veçanti znj.Jessica Bagwell, Menaxhere e programit EXBS për Ballkanin Perëndimor, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës.