Në kuadër të Klinikes së Onkologjisë nga data 30.01.2021 ka filluar punën edhe shërbimi i Brakiterapisë. Ky shërbim ka qenë shumë i nevojshëm për pacientët tanë, të cilët deri më tani kanë kryer këtë trajtim kryesisht në Maqedoni të Veriut dhe Turqi.
Stafi i Repartit të Brakiterapisë është trajnuar në qendra të ndryshme ndërkombëtare. Gjithashtu janë realizuar disa trajnime edhe në Repartin e Brakiterapisë nga ekspertët e IAEA-së dhe Electas.
Reparti në fjalë ka plotësuar të gjitha kriteret për operim me praktikën në fjalë, duke u licencuar nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.