42 - Agjencia | Template Website

Agjencia

Mandati

Detyrat dhe përgjegjësit e Agjencisë

 

1. ndihmon Qeverinë e Republikës së Kosovës në zhvillimin e politikave kombëtare dhe masat për kontrollin rregullator të aktiviteteve dhe praktikave që rregullohen nga Ligji  Nr. 06/L-029 për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore;

1.1. nxjerr rregullore, udhëzime dhe vendime të nevojshme për zbatimin e këtij ligji;

1.2. vendos standarde për mbrojtjen e individëve, publikut dhe mjedisit nga efektet e mundshme negative të rrezatimit;

1.3. lëshon, ndryshon, pezullon ose revokon licencat, autorizimet, lejet, pëlqimet dhe vendos kushte për praktikat dhe aktivitetet që përfshijnë rrezatimin dhe sigurinë bërthamore;

1.4. inspekton, monitoron dhe kryen vlerësimin e aktiviteteve dhe praktikave, me qëllim të verifikimit të pajtueshmërisë me ligjet në fuqi, aktet nënligjore të zbatueshme, afatet dhe kushtet e licencave, autorizimeve, lejeve dhe pëlqimeve;

1.5. merr masat në rast të mospërputhjes së aktiviteteve dhe praktikave me ligjet ne fuqi, aktet nënligjore, afatet dhe kushtet e licencave, autorizimeve, lejeve dhe pëlqimeve;

1.6. përcakton detyrimet, duke përfshirë edhe ato financiare, për personat fizike dhe juridik të autorizuar për të ushtruar veprimtari ose praktika;

1.7. siguron ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese në situatat ku paraqiten gjendje të pasigurta ose potencialisht të pasigurta, në vendet ku janë zbuluar aktivitetet e autorizuara;

1.8. vërteton kompetencat e personelit përgjegjës për operimin e sigurt të një objekti, veprimtarie ose praktike;

1.9. përcakton një skemë të tarifave ose pagesave për licencat, autorizimet dhe lejet në përputhje me procedurat dhe rregullat financiare të Republikës së Kosovës;

1.10. mbledh këshillat apo mendimet e ekspertëve të nevojshme për kryerjen e funksioneve të saj, nëpërmjet angazhimit të konsulentëve, kontraktimit te projekteve të veçanta apo krijimin e organeve të përhershme ose organeve këshilluese ad-hock;

1.11. krijon dhe mirëmban regjistrin kombëtar të burimeve të rrezatimit;

1.12. krijon dhe mirëmban regjistrin kombëtar të personave të autorizuar për të kryer aktivitete ose praktika sipas këtij ligji;

1.13. bashkëpunon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në zbatimin e masave mbrojtëse, në përputhje me Marrëveshjen e masave mbrojtëse, dhe çdo protokolli të saj, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, duke përfshirë edhe kryerjen e inspektimeve dhe vizitave, qasjeve komplementare dhe sigurimin e ndonjë ndihme apo informacioni që kërkohet nga inspektorët e IAEA;

1.14. krijon dhe mirëmban një sistem të kontabilitetit shtetëror për kontrollin e materialeve bërthamore dhe një sistem kombëtar për regjistrimin e licencave për materiale bërthamore për krijimin e raportimit të nevojshëm të mbajtjes së shënimeve për kërkesat në përputhje me Marrëveshjen për Ruajtjen e Sigurisë, si dhe çdo protokolli të saj, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike;

1.15. në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim me institucionet qeveritare krijon dhe zbaton, sistemin e kontrollit të eksportit dhe importit të materialeve bërthamore dhe radioaktive, burimet, pajisjet, përcaktimi i teknologjive të domosdoshme dhe informimi për zbatimin e zotimeve ndërkombëtare;

1.16. përcakton masat rregullator për sigurimin e materialeve bërthamore e radioaktive, si dhe objektet e tyre përcjellëse, duke përfshirë masat për zbulimin, parandalimin dhe përgjegjësinë për aktet e paautorizuara;

1.17. merr pjesë në identifikimin e vlerësimit bazë të rrezikshmërisë për zbatimin e masave të sigurisë;

1.18. bashkëpunon me agjencitë e tjera relevante të Republikës së Kosovës në krijimin dhe mirëmbajtjen e planit të gatishmërisë për reagim ndaj emergjencave që përfshijnë materiale bërthamore apo radioaktive në përputhje me planin e reagimit kombëtar;

1.19. komunikon drejtpërdrejte me organet e tjera qeveritare në të gjitha rrethanat qe e konsideron të nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve të saj;

1.20. kryen ose aranzhon hulumtimet për sigurimin dhe sigurinë radioaktive të nevojshme për zbatimin e funksioneve të saj;

1.21. bashkëpunon me organet e tjera qeveritare ose jo-qeveritare që kanë kompetencë në fusha të tilla si shëndetësia dhe siguria, mbrojtja e mjedisit, sigurinë dhe transportin e mallrave të rrezikshme;

1.22. shkëmben informacion dhe bashkëpunon me organet rregullator të shteteve tjera dhe me organizatat relevante ndërkombëtare lidhur me çështjet që rrjedhin nga ushtrimi i funksioneve të saj ;

1.23. krijon mekanizma të përshtatshëm dhe harton procedurat për informimin dhe këshillimin e publikut dhe akterëve të tjera në lidhje me procesin rregullator dhe sigurinë, aspektet shëndetësore dhe mjedisore të aktiviteteve rregullative dhe praktikaveduke përfshirë edhe incidentet, aksidentet dhe ngjarjet e pazakonshme;

1.24. merr informacione, dokumente dhe opinione nga organizatat private dhe publike apo personave që mund të jenë të nevojshme dhe të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të saj;

1.25. informon institucionet vendore, ndërkombëtare relevante edhe publikun për gjendjen në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

1.26. përcakton formën dhe mënyrën e informimit, të cilën Agjencia e rregullon me akt të veçantë;

1.27. kryen funksione të tjera që i konsideron të nevojshme për mbrojtjen e njerëzve dhe mjedisit në Republikën e Kosovës.