Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRrSB) është organ i pavarur rregullator, përgjegjëse për zbatimin e standardeve dhe politikave në fushën e Mbrojtjes nga Rrezatimi, Siguria Bërthamore dhe Mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare. AKMRrSB është themeluar në qershor të vitit 2011, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bazë të Ligjit për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues Jonizues dhe Sigurinë Nukleare (Nr.03 / L-104) i shfuqizuar nga Ligji Nr.06 / L-029 .
AKMRrSB tani është Agjenci ekzekutive e Qeverisë përkatësisht Zyrës së Kryeministrit.
Mandati, përgjegjësitë dhe fushëveprimi i punës së AKMRrSB-së përcaktohen me Ligjin për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (Nr.06 / L-029).