379 - Lajmi_single | Template Website

Lajmet

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet AKMRrSB dhe ASHNA. Marrëveshja parasheh informimin e Departamentetit Meterologjik të ASHNA-së nga AKMRRSB në rast të lirmit të radioaktivitetit në atmosferë dhe instalimin/vendosjen e një stacioni për monitorimin radiologjik të ajrit në afërsi të hapësirës së stacionit meteorologjik të Departamentit Meteorologjik – ASHNA nga AKMRSB.
small-image

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore (AKMRRSB) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), me qëllim të krijimit të procedurave që do të zbatohen në mes të AKMRSB dhe ASHNA për shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave/informatave të dobishme për ofrimin e shërbimeve të motit gjegjësisht shpërndarjen e informatave në lidhje me lirimin e materialeve radioaktive në atmosferë mbi hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

Marrëveshja parasheh informimin e Departamentetit Meterologjik të ASHNA-së nga AKMRRSB në rast të lirmit të radioaktivitetit në atmosferë dhe instalimin/vendosjen e një stacioni për monitorimin radiologjik të ajrit në afërsi të hapësirës së stacionit meteorologjik të Departamentit Meteorologjik – ASHNA nga AKMRSB.