350 - Lajmi_single | Template Website

Lajmet

Grupi punues për hartimin e Draft Rregullores “Kufijte e Dozave dhe Mbrojtje nga Rrezatimi”
small-image

Më dt.16.04.2019 u mbajt takimi i parë i grupit punues për hartimin e Draft Rregullores “Kufijte e Dozave dhe Mbrojtje nga Rrezatimi”.

#Qëllimi i kësaj rregulloreje përcakton:

1. Nivelet e references dhe kufizimet e dozave për ekspozime profesionale, publike dhe mjekësore;

1.1 Kufijtë e dozave për: punëtorët e ekspozuar, praktikantët dhe studentët, punëtorët e jashtëm, punëtoret shtatzënë dhe punëtoret gjidhënëse, punëtorët e ekspozuar të angazhuar në situata emergjente dhe anëtarë të publikut;

1.2 Kufijtë e radonit në vendet e punës;

2. Rregulla për dosimetri dhe mbikëqyrjen mjekësore të punëtorëve të ekspozuar, duke përfshirë dispozita për informim dhe trajnim.